Mollë të karamelizuara me salcë kosi nga zonja Vjollca
Mollë të karamelizuara me salcë kosi nga zonja Vjollca
Mollë të karamelizuara me salcë kosi
Përbërësit:
3 mollë
1 lugë gjelle gjalp
4-5 lugë gjelle sheqer
1 lugë çaji kanellë
4 lugë gjelle arra
250 gr salcë kosi
1 lugë gjelle lëng limoni
Përgatitja:
Qërojmë mollët dhe I presim ato në kubikë të vegjël me brinjë 1 cm.
Në një tigan të thellë vendosim sheqerin dhe e lëmë atë të karamelizohet deri në një ngjyrë të verdhë të artë, shtojmë një lugë gjelle gjalp dhe sapo gjalpi të shkrijë shtojmë mollët, më pas kanellën I përziejmë së bashku dhe vendosim kapakun derisa të marrë valë. Kurt ë shohim që lëngu ka shteruar largojmë mollët dhe I lëmë të ftohen.
Shtojmë tek salca e kosit një lugë gjelle sheqer, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe e përziejmë mirë derisa të bëhet një krem I njëtrajtshëm I lëmuar.
Servirim në tas apo gotë 2-3 lugë gjelle salcë kosi të mbuluara me mollë. Në fund shtojmë edhe një lugë gjelle arra të copëtuara.
Je vertete nje guzhinjere apo pasticciere e shkelqyer dhe me pelqen shume shpjegimi meriton te jesh nje petagoge
Te lumshin duart zonja Vjollca
Në vënd të shkopit të kanellës në fund në gotë mund t’i vësh puro .Nga ato puro gliko që hanë fëmijët